Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

Viti 2019 nis mbarë për Tiranën, kryeqytetit i shtohet një tjetër kënd lojërash për fëmijë

10:59 / January 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kendi te stadiumi 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hapësira pas stadiumit “Arena Kombëtare” do të shërbejë jo vetëm si një ambient çlodhës për të rriturit, por edhe si një hapësirë argëtimi për më të vegjlit e zonës përreth. Ndërmarrjet e Bashkisë Tiranës pas punës rehabilituese të gjithë kësaj sipërfaqe, kanë nisur punën për montimin e këndit më të ri të lojërave për fëmijë në kryeqytet. Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai që ka publikuar disa foto nga puna për montimin e moduleve të reja të lodrave për fëmijët e kësaj lagje.

“Edhe pse temperatura të ulëta, kolegët nisën punën herët te këndi më i ri i lojërave, pas stadiumit “Arena Kombëtare”.  Shumë shpejt hapësira do të jetë gati për të vegjlit e zonës”, shkroi Veliaj. Me këtë kënd lojërash shkon në afro 40 numri i hapësirave argëtuese për fëmijë të ndërtuara gjatë 3 viteve e gjysmë në gjithë Tiranën.

Gjithashtu rikualifikimi i kësaj sipërfaqeje i shton Tiranës një tjetër lulishte, e cila do të bëjë të mundur që kjo hapësirë e gjelbër të vizitohet nga çdo moshë. Projekti parashikon sistemimin e ambienteve çlodhëse për moshën e tretë, ndërtimin e një shatërvani, shtrimin e rrugicave me pllaka dekorative, vendosja e ndriçimit, spote ndriçues, bordurat konturuese, stolat, koshat, pemë, lule etj.

  • kendi te stadiumi 3
  • kendi te stadiumi 2
  • kendi te stadiumi 1
  • kendi te stadiumi

2019 bashkia femije
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026

Protesta/ Demo: 156 të lënduar, mes tyre 4 të mitur! Përdorimi i fëmijëve, përpjekje e maskuar e atyre që pushtetin duan ta marrin me dhunë

19:07 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.