Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Viti 2019 vjen me ndryshime taksash

20:15 / January 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skendo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Viti 2019 sjell me vete disa ndryshime të rëndësishme taksash. Drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, sqaroi se biznesi në Shqipëri do të ketë tre shkallë tatim fitimi, fasha e parë 0% për subjekt me xhiro deri në 5 milion lekë në vit, nuk ndryshon.

Kufiri i sipërm për fashën e biznese që paguajnë 5%, shkon nga 8 në 14 milionë lekë xhiro në vit. Mbi këtë shifër, tatim fitimi është 15%. Ndryshimi tjetër është në tatimin progresiv të pagave, fasha e pagave bruto që tatohet me 13%, rritet nga 130 mijë në 150 mijë lekë në muaj.

“Ne kemi një sistem që takson me 0 % pagat deri në 30 mijë lekë.Takson me 13% pagat nga 30-150 mijë lek dhe takson me 23% pagat mbi 150 mijë”, tha Lera për Top Channel.

Edhe pse nuk është ligj, rritja e pagës minimale dhe maksimale për efekte fiskale, rrit sigurimet që paguajnë punonjësit me paga mbi 114 mijë lekë në muaj.

“Kemi llogaritur që kjo rritje e pagës minimale të gjenerojë 1.7 miliardë lekë fonde, të cilat do të shkojnë në fondit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, vazhdoi ai.

Në 2019-ën është rritur akciza e programuar e duhanit, ndërkohë është ulur tatimi mbi fitimin dhe TVSH-ja për të gjithë sektorin e agroturizmit, nga ana tjetër taksa e dividentit ose fitimit që shkon në xhepat e aksionerëve të kompanive, shkon nga 15 në 8%. Por sa është efekti i ndryshimeve fiskale në buxhet.

“Ne kemi llogaritur një efekt diku tek 5-6 miliardë lekë të paketës fiskale në buxhet, duke përmbledhur efektet e rritjes së pagës minimale dhe uljes së taksës së dividentit”.

ndryshime taksa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndryshim formule në Komisionin e Reformës Territoriale? PS dhe opozita përballen sot në Kuvend

08:18 / February 3, 2026

Nga 15 janari, taksa vjetore e mjetit paguhet edhe online

21:39 / January 16, 2026

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit në Korçë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan

08:41 / January 12, 2026

Ilir Alimehmeti: Duhen ndryshime drastike në PD, nga koka te këmbët

21:59 / November 27, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.