Aureli, i cili i shpëtoi tragjedisë duke u hedhur nga kati i 5 i pallatit, edhe sot, më shumë se një muaj kërkon në rrënojat e pallatit të tij kujtime.

Ndërrimin e viteve banorët e Thumanës do e kalojnë në çadra, në të ftohtë dhe pa darkën karakteristike të Vitit të R

Vatra e ngrohtë e zjarrit, sot është zhvendosur jashtë banesave. Fëmijët e Thumanës kujtojnë mes lotësh festimet e kaluara të Vitit të Ri.

Prindërit e tyre ndihen të pafuqishëm për tu plotësuar dëshirat në këtë fundvit.

“Të paktën ti kisha plotësuar dëshirat, ti nxirrja ti shëtisja dy orë.”

Dikur 31 dhjetorin e festonin mes fëmijëve, nipave dhe mbesave, kurse sot 2020 do e presin vetëm.

“Vitet e kaluara si gjithë qytetarët e tjerë mblidheshim në shtëpi. Me rastin e tragjedisë do jetojmë në çadër. Atje do e kalojmë.”

Të paktë janë ata që festojnë. Dikush i ka blerë sot petët e bakllavasë, të tjerë shkojnë në shtëpi me pak fruta, por megjithatë thonë se  të jenë gjallë është dhurata me e madhe

Të dëmtuar ose jo, banorët e Thumanës luten që 2020 të mos i përballë me tragjedi si ajo e nëntorit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here