Ministria e Arsimit bën me dije se viti shkollor 2021-2022 do të fillojë në datën 13 shtator dhe do të mbarojë më 8 qershor.
Ndërkohë, provimet kombëtare për arsimin bazë do të zhvillohen në periudhën 9-30 qershor.
Për gjimnazet, provimet e maturës do të zhvillohen në periudhën 2-30 qershor. Edhe në arsimin profesional, shkolla fillon po më 13 shtator.
Ky vit shkollorë ishte i pazakontë, për shkak të pandemisë së COVID, ku mësimi u zhvillua kryesisht online, ndërsa nuk dihet ende se si do të vijojë procesi i mësimdhënies për sezonin e ri shkollor.