Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Vitin e ardhshëm sërish rivlerësim për banesat

17:28 / November 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pallateee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka vendosur që të bëjë sërish një rivlerësim të banesave, duke lehtësuar qytetarët nga pagesa e Tatimit mbi Fitimin 15% në momentin që shesin një pronë.

Ekspertët në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë janë duke punuar për të hartuar një ligj të ngjashëm me atë që u miratua në vitin 2016, për rivlerësimin e pasurive të patundshme, ndërsa llogaritin që nga ky proces, në vitin 2020 do të arkëtohen 40 milionë dollarë të ardhura.

Rivlerësimi i pasurive do të lejojë qytetarët që të deklarojnë vlerën reale të pasurisë së tyre dhe të paguajnë një taksë prej 2% të diferencës mes vlerës së tregut me çmimin fillestar, duke bërë që në momentin e shitjes së banesës të paguhet më pak tatim-fitim.

Në momentin që një shtëpi e blerë 20 vjet më parë ka kushtuar 10 mijë euro dhe sot vlen 60 mijë, me ligjin aktual duhet të paguhet 15% e 50 mijë eurove, një vlerë prej 7500 eurosh, ndërsa me tarifën 2% paguhet 1 mijë euro sot dhe nëse banesa shitet në të ardhmen nuk rëndon Tatim-Fitimi.

Kjo është hera e tretë që prej vitit 2009 që qeveria lejon rivlerësimin e pasurive. Shumica e banesave në Shqipëri kanë diferencë të madhe mes vlerës së tregut sot dhe shumës që pronarët e kanë blerë shtëpinë përpara shumë vitesh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria nis aplikimin e injeksioneve në sy kundër verbërisë te bebet

18:20 / August 6, 2026

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

17:40 / August 6, 2026

Rivlerësimi i pronave me taksë 5%, Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

16:40 / August 6, 2026

Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat, në “lupën” e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

16:04 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.