Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Vizita e Blinken është respekt për kryeministrin Rama, i dedikohet atij”

21:59 / February 15, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baton haxhiu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për analistin Baton Haxhiu, vizita e sotme e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken ishte një respekt dhe i dedikohet kryeministrit Edi Rama.

Sonte në “Opinion”, Haxhiu theksoi se partneriteti Shqipëri-SHBA ka arritur kulmin këto dy vitet e fundit, që nga roli i vendit tonë në rajon e deri te ai në Këshillin e Sigurimit. Ai madje theksoi se “Shqipëria është i vetmi vend që nuk ia vështirëson punën Amerikës.”

-Cili ishte mesazhi i Blinkenit, duket se ishte hapur në mbështetje të Ramës. Rrallë një Sekretar Shteti ka qenë kaq i drejtëpërdrejtë në mbështetje të drejtuesit. Shmangu një takim me opozitën, e kuptueshme një pjesë për arsye të qëndrimit të DASH ndaj Berishës, por ndërkohë mund të kishte pasur takime të tjera me elementë të opozitës.

Baton Haxhiu: Patjetër! Po mundohem ta ndaj shpejt se çfarë mendoj që ka ndodhur. E para kjo vizitë është respekt për kryeministrin Rama, i dedikohet atij.

-Respekt?

Baton Haxhiu: Respekt. I dedikohet atij, i dedikohet Shqipërisë dhe natyrisht i dedikohet edhe kësaj marrëdhënieje, sidomos 2 vitet e fundit.

-Çfarë ka bërë Rama për kaq shumë respekt?

Baton Haxhiu: Megjithatë, sa vështirë SHBA-të kanë të gjejnë një partner. Për shkak se është perandori, krijon armiqësi…

-Partnerë këtu në Ballkan po thua?

Baton Haxhiu: Jo, jo gjithandej! Krijon armiqësi rrugës të cilat më pas shfaqen nëpër regjione dhe ndërhyjnë, natyrisht për faktin se është superfuqi rregullon probleme, por dikush edhe duhet të jetë hidhëruar. Ballkani është një regjion me këto problematika, se dikush është dash të bombardohet, e dikush është dash ta fitojë lirinë prej SHBA-ve. Ky është një aspekt. Respekti këtu është se edhe gjatë muajit Dhjetor e Janar, kryeministri shqiptar është dasht të jetë në Shtëpinë e Bardhë…

-Kur duhet të ishte kryeministri?!

Baton Haxhiu: Në Dhjetor, duhet të ishte takimi i Presidentin Biden me kryeministrin e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, por ishte konflikti në Gaza dhe nuk ndodhi kjo. Edhe në Janar pati ndryshime serioze në Maqedoni dhe dy kryeministra shqiptarë ishte pak problem që të futeshin në Shtëpinë e Bardhë. Kryeministri i Malit të Zi i cili realisht ka finesa, në njëfarë mënyrë është në shtratin e zotit Vuçiç. Gjithë kjo marrëdhënie që është ndërtuar, sidomos Këshilli i Sigurimit. Ky partneritet e ka mbërritur kulmin gjatë kësaj kohe. Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka probleme që realisht ia vështirësojnë punën Shteteve të Bashkuara.

baton haxhiu blinken vizita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Nëse krijojmë kabinet qeveritar me AI, do të jetë historike

16:07 / July 18, 2025

Takimi me përfaqësues të teknologjisë, Rama: Bankat janë në prapambetje për dixhitalizimin e transaksioneve finaciare

15:51 / July 18, 2025

Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës

15:40 / July 18, 2025

Traktati i Komunitetit të Energjisë, Balluku: Shqipëria po zhvillohet drejt energjisë së rinovueshme

14:56 / July 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.