Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vizita e delegacionit afrikan në Rusi, Putin: Jemi të hapur për dialog me Ukrainën

19:59 / June 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
delegacioni afrikan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një delegacion i udhëheqësve afrikanë po takohet në Shën Petersburg me presidentin rus Vladimir Putin për të ndërmjetësuar një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund konfliktit Ukrainë-Rusi. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters zoti Putin iu tha udhëheqësve afrikan se ai ishte i hapur për dialog me Ukrainën. Grupi u takua të premten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Anëtarët e delegacionit përfshijnë presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, presidentin senegalez Macky Sall, presidentin e Zambias Hakainde Hichilema dhe presidentin e Komoreve Azali Assoumani, i cili aktualisht drejton Bashkimin Afrikan.

Tre presidentë të tjerë afrikanë ishin caktuar të merrnin pjesë në misionin e paqes, por në vend të kësaj ata dërguan përfaqësuesit e tyre nga Kongo, Egjipti dhe Uganda.

Të premten, ndërsa një delegacion udhëheqësish nga shtete afrikane po takoheshin me presidentin Zelenskyy, u dëgjuan sirenat që paralajmëronin për sulme të mundshme ajrore.

Një ditë më parë Presidenti Putin konfirmoi se Rusia tashmë ka vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi, duke i rikujtuar Perëndimit se ai nuk mund t’i shkaktojë disfatë strategjike Rusisë. Ai tha se teorikisht Rusia mund t’i përdorte armët bërthamore nëse do të ekzistonte një kërcënim ndaj integritetit territorial të saj, por shtoi se vendi i tij nuk ndodhej përballë një nevoje të tillë.

Shtëpia e Bardhë i denoncoi komentet e Vladimir Putin mbi përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por tha se Shtetet e Bashkuara nuk ka bërë asnjë ndryshim që lidhet me kapacitetet bërthamore të vendit, si përgjigje ndaj kësaj retorike.

delegacioni afrikan Dialog rusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.