Ilir Meta ndodhet në Kosovë, në vizitën e fundit zyrtare si President pasi të dielën përfundon mandatin 5-vjeçar në krye të Presidencës shqiptare. Në konferencën për shtyp me homologen nga Kosova Vjosa Osmani, Meta u shpreh se nga e hëna, ai do të bëjë më shumë për Kosovën.
“Kam bërë detyrën Kushtetuese por edhe morale, siç e ka për detyrë dhe çdo qytetar i Shqipërisë. Mund të kisha bërë më shumë në përkrahjen e Kosovës nëse nuk do të kisha shumë përplasje të brendshme në vendin tim.
Ju jap fjalën se që nga dita e hënë në mëngjes do bëj më shumë për Kosovën. Ju falenderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur me ju, jam i bindur që dhe presidenti I zgjedhur i Shqipërisë do ta vazhdojë këtë traditë kaq pozitive”.