Kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbërrijë në Tiranë sot paradite, në kuadër të vizitës së saj në Ballkan në lidhje me Procesin e Berlinit.
Ajo do të pritet me një ceremoni në Pallatin e Brigadave në orën 10:20, ndërkohë që pas do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.
Në orën 11:00 delegacionet e dy vendeve do të takohen po në Pallatin e Kongreseve e më pas agjenda do të zhvendoset në “Tirana Business Park”, në zonën e Rinasit, ku të pranishëm do të jenë edhe krerët e qeverive të Ballkanit.
Atje, Merkel dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, rreth orës 14:35.
Agjenda e plotë
10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
10.30 – Takim mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business
