Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vizita e Mitsotakis në Shqipëri, Vangjel Dule: Mesazh i fortë, rol dhe amerikanët

21:36 / December 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dule
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Vangjel Dule komentoi rëndësinë  e vizitës  së kryeministrit grek  Kyriakos Mitsotakis në jug të vendit. Dule tha se përveçse një ditë historike, ky ishte një “mesazh i fortë bashkëpunimi” mes dy vendeve. E veçanta e kësaj here sipas Dules, është amplifikimi i tij sepse nuk është shprehur ndonjëherë me nivel kaq të lartë e vendosmëri.

Vangjel Dule: Ishte një mesazh i fortë, më i  fortë se çdo herë tjetër i bashkëpunimit midis dy vendeve. Ishte një mesazh i fqinjësisë së mirë, i një mbështetjeje dinamike në rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Natyrisht kjo mbështetje nuk ka munguar, por asnjëherë unë nuk e kam dëgjuar të shprehet në nivel kaq të lartë, me kaq vendosmëri dhe në prani të një interesimi të jashtëzakonshëm, si në nivel lokal ashtu edhe më gjerë. Së treti, ishte një mesazh rajonal.

Blendi Fevziu: Në ç’kuptim rajonal?

Vangjel Dule: Duke u shprehur fuqimisht për marrëdhëniet midis dy vendeve në kuadrin e BE dhe në kuadrin e NATO-s, ishte një shprehje për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon. Nuk është një gjë e panjohur se struktura aktuale dhe ajo e së ardhmes e arkitekturës së sigurisë mbështetet fuqimisht nga faktori amerikan në Greqi dhe shtrëngimi gjithmonë e më i madh Shqipëri-Greqi i shndërron të dy në shtylla të kësaj arkitekture sigurie dhe duhet të jemi shumë të vëmendshëm me zhvillimet në Ukrainë dhe me agresionin rus në të që kjo përfiton një rëndësi edhe më të madhe gjeostrategjike./tvklan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Vendoret 2027”, Lefter Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL, nëse humbas, faji është imi

20:20 / November 2, 2026

Buxheti 2027, ministri Hoxha: Investojmë në përgatitjen e Shqipërisë si vend anëtar i BE-së

12:51 / November 2, 2026

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

11:19 / November 2, 2026

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.