Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vizita në Tiranë, Macron: Riangazhim i Francës në rajon. Shqipëria ka vullnet që të bëjë reformat

11:22 / October 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 10 17 105257
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se kjo vizitë e tij është një konfirmim për një rol të ri të Francës në rajon.

Po ashtu Macron tha është një gabim që përgjatë këtyre viteve Shqipëria nuk është vizituar nga asnjë president francez. Për këtë, ai shtoi se është në Tiranë për të rregulluar gabimin.

“Është nënshtruar rrëshqitjes së botës, rikthimit të luftës në territorin e saj, me atë që po ndodh në Ukrainë dhe rikthimin e terrorizmit në vendin tonë, Brukseli u sulmua mbrëmë. Vizita ime është një formë e riangazhimit të Francës në rajon, se ishte një gabim i thellë që pse nuk ka ardhur asnjë president francez, ishte momenti për ta bërë, kjo është një formë e rregullim të gabimit”, tha Macron.

Po ashtu ai tha edhe se Evropa ka nevojë të ribashkohet dhe se sheh që Shqipëria ka vullnet për reformat. ”Nuk është një dhuratë që po i bëhet Shqipërisë procesi i zgjerimit, është mirë për ju, është mirë dhe për ne. Është një zgjidhje gjeopolitike dhe i vullnetit të përbashkët. Ju keni vullnetin për të çuar përpara reformat. Këtë rrugë ju do ta kryeni, detyra jonë është t’ju shoqërojmë me respekt”.

EMMANUEL MACRON
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.