Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vjedhin kasafortën e lokalit, në pranga dy të rinj

11:18 / October 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim tjeter
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kukësit ka vënë në pranga dy të rinj pasi kanë vjedhur kasafortën e një lokali në qytet.

Sipas burimeve zyrtare gjatë natës së të enjtes ata kanë vjedhur me thyerje një lokal në qytetin e Kukësit, ku kanë thyer kasafortën dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

NJOFTIMI I PLOTE

Vodhën me thyerje kasafortën e një lokali në qytetin e Kukësit, arrestohen në flagrancë nga Policia dy autorët e dyshuar.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike që u gjet në banesën e dy vëllezërve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, pas njoftimit të marrë për vjedhjen me thyerje të një kasaforte në një lokal në qytetin e Kukësit, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas punës së mirorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. H., 30 vjeç, banues në Kukës dhe E. H., 21 vjeç, banues në Kukës (vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në datën 29.10.2020, gjatë natës, kanë vjedhur me thyerje një lokal në qytetin e Kukësit, ku kanë thyer kasafortën dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.