Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vjedhja e mijëra eurove në banesën e ish-zyrtares/ Lubonja: Pastruesen s’do e lënë të tregojë më shumë

18:36 / January 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 ss 1673294315
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fatos Lubonja, duke komentuar vjedhjen e 120 mijë eurove në banesën e ish-zyrtares së lartë të shtetit, Alda Klosi, e krahasoi këtë ngjarje me historinë e “Mbreti Lakuriq”, ku të gjithë e dinë se sa të përfshirë janë punonjësit e administratës në korrupsion.

Në një intervistë për News24, analisti u shpreh se pastruesja Rozeta Dobi nuk do të tregojë më shumë për paratë e vjedhura apo tek kush i ka vjedhur, kjo për të mos nxjerrë zbuluar edhe zyrtarë të tjerë.

“Ajsbergu tek ne ka dalë i gjithi, të gjithë e shohin, është si historia e mbretit lakuriq. Tani s’ka njeri që se ka marrë vesh që ajsbergu duket sheshit, por edhe e themi, por mbreti nuk çan kokë fare, sepse ka kapur gjyqtarë dhe të gjitha dhe jemi në një situatë ku ky është rendi i gjërave në Shqipëri, të vjedhësh, të ndërtosh me para të vjedhura, të bësh politikë e të ngrihesh në karrierë, është normale është rendi i gjërave në Shqipëri. Llogarite sa fuqi ka zonja Klosi dhe krahasoje me të tjerët sa kanë marrë të tjerët. Të gjithë i dimë edhe me emra. Poshtërohemi akoma edhe më shumë se dalin provat dhe shohim që askush nuk vepron. Pse vlen atëherë t’i dimë e ti themi? Rozeta s’do tregojë emrat e atyre që i ka marrë paratë jo se nuk do ajo, por sepse nuk e lënë. Është e qartë nga kanë dalë ato para, është një skemë dhe secili merr atë që i takon. Ajo i ka vjedhur tek kolegë të zonjës Klosi, mendoni ju që se dinë se ku ka punuar ajo? Mendoj se mbulojnë dikë.”

Fatos Lubonja Pastruesen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.