Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vjedhja e zgjedhjeve, Paloka: Safet Gjici në përgjim për blerje votash

19:00 / February 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pALOKA 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në Neës24, nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në Kukës në favor të PS. Paloka u shpreh se janë 400 CD me përgjime të reja nga dosja ‘339’.

“Po e them për ju për herë të parë. Safet Gjici në Kukës ka dalë në përgjimet e shërbimeve të huaja për blerje votash. Janë 400 CD të tjera që nuk janë zbardhur tek dosja 339. A do i zbardhi kjo Prokurori?  Kush t’i hetojë kjo prokuroi që është sot? Këtyre CD-ve nuk do u dihet fati nëse vazhdohet me këtë prokurori që kemi sot”– tha Paloka.

Nënkryetari i PD komentoi edhe vendimin e opozitës për djegien e mandateve teksa u shpreh i bindur se Rama do ikë me cdo lloj mënyre.

“Ne u larguam nga një parlament ilegjitim. Ditën e 16 protestës ne e morëm mesazhin nga njerëzit. Nuk kishte më akt tjetër që mund të ndërmerrnim. Ishte i vetmi reagim që mund të bënim. Ne i kemi bërë të gjitha provat. Ai parlament nuk funksiononte më. Ne e dimë që është reagim ekstrem. Rama ka blerë votat në 4 qarqe. Ky njeri është bërë pengesë për vendin. Rama do largohet se s’bën. Ky vend nuk ka zgjedhje nëse nuk largohet Rama. Rama do largohet me dhunë se vetë nuk ikën. Me dhunë nënkuptohet se nuk do marrim topat, por me të gjitha aktet që ai të largohet. Ai mund të vazhdojë të bëjë arrogantin, por do largohet”- tha Paloka.

Vjedhja votat Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.