Zbulimin e vjedhjes së 120 mijë euro-ve nga banesa e një ish-zyrtareje të lartë, të Alda Klosit, Partia Demokratike e konsideron si një incident që hoqi kapakun e llumit të qeverisë socialiste. Zëdhënsja e PD-së, Floriana Garo theksoi se pas kësaj ngjarje fshihet një akt korrupsioni dhe skemë vjedhjeje shihen pakot, baulet e eurove te vjedhura qytetarëve të këtij vendi.
“Është episodi i një seriali të pafund vjedhjesh të përditshme nga Edi Rama dhe qeveria e tij, i denoncuar vazhdimisht nga Partia Demokratike, në të cilën zyrtarët e lartë të qeverisë, me lejen e “baba Dovletit” të Surrelit, vjedhin çdo ditë shqiptarët dhe mbushin dyshekët e llogaritë e fshehta bankare. Nga rruga “John Belushi” tek “Rruga e Kosovarëve”, në çdo cep të Shqipërisë, në çdo tender, projekt, VKM, aeroport dhe port, në çdo darkë te Nusreti apo shtëpi zyrtarësh, fshihet një akt korrupsioni dhe skemë vjedhjeje shihen pakot, baulet e eurove te vjedhura qytetarëve të këtij vendi”, tha zëdhënësja e PD, Floriana Garo në një deklaratë për mediat.
Nga ana tjetër, PD-ja thotë se në shumë raste, denoncimet e PD-së dalin të vërteta. “Kur në shtëpinë e Rozeta Dobit gjendeshin gjysmë milion euro të Alda Klosit dhe zyrtarëve, ministrave e deputetëve të tjerë, policia me urdhër të Edi Ramës fshihte emrin e Aldës të cilin e bëri publik Partia Demokratike.
Rozeta Dobi është vetëm incidenti që i hoqi kapakun pusetës së llumit të qeveritarëve e zyrtarëve te Edi Rames, patronazhistve të tij, qe vjedhin çdo minute, çdo ore, çdo ditë dhe muaj të vitit, miliarda e miliarda euro nga taksat, tatimet, tenderat, prokurimet, doganat dhe pasuritë publike te qytetarëve. Nga ana tjetër, Alda Klosi nuk është thjesht një zyrtare që ka punuar për Arben Ahmetajn, apo Edi Ramën.
Ajo është dora, firma dhe skema ku Arben Ahmetaj dhe Edi Rama kanë vjedhur qindra miliona euro. Vini re se ajo ka qenë e angazhuar në detyra të larta në tre nga sektorët më korruptivë të tranzicionit 30 vjecar në Shqipëri: rindërtimin, djegësat dhe koncesionet. Milionat që Rozeta Dobi mori nga kasaforta apo dysheku i Alda Klosit, nuk janë të xhaxhait me tumor, siç pretendon drejtoresha e Ramës dhe Ahmetajt, por janë metastazat e tumorit kurruptiv ku e ka futur qeverinë dhe administratën Edi Rama”, shtoi Garo.
