Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar më anë të një statusi në Facebook, ata që ai i quan si autorët e vërtetë të verdhjes spektakolare në aeroportin e Rinasit.
Berisha për këtë vjedhje bën përgjegjës, kryeminsitrin Rama, ministrin Lleshaj dhe ministren Balluku.
Po ashtu në postimin e tij, ish-kryeministri hedh dyshime për vrasjen e Admir Muratajt.
“Sa për vrasjen e Admir Muratit me një plumb të vetëm në koke gjasat janë se ajo ishte një vrasje e planifikuar. Atë duket e zhduku sipas urdhrit banda e partisë për te mbyllur çdo problem prej tij. Nuk është e rastit që shqiptaret mësuan nga mediat greke emrin e te vrarit Admir Murati. Ky lajm flet vet.
Përveç këtij qëndrimi, njëlloj si padroni i tij, Vasal Kimiku, deklaroi edhe ai si padrinua i tij se fajin e ka koncesionari. Kurse ai qe prej 7 viteve ishte anëtarë dhe kryetar i bordit te Aviacionit Civil dhe tani ministër i Brendshëm njeriu absolutisht me përgjegjës për superskandalin nuk kishte asnjë përgjegjësi për vjedhjen shtetërore te 10 milionë euro nga banda e partisë”, thekson Berisha.