Franca ka regjistruar 389 jetë të humbura në 24 orët e fundit, duke e çuar në 22,245, numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi. Gjithashtu shërohen mbi rreth 1400 pacientë në orët e fundit
Një ditë më parë ishin 516 të vdekur. Kjo tregon se situata në Francë po sheh përmirësim.
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan edhe 1,645 njerëz të infektuar me koronavirus. Me ta, ka shkuar në afro 159,828 numri total i të prekurve. Aktualisht janë gjendje kritike 4,870 pacientë, kurse 94,090 të tjerë janë nën mbikëqyrje.