Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

Vjen lajmi i papritur nga Ukraina: Jemi gati të heqim dorë nga NATO, por nuk…

22:44 / March 9, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria e Kievit duket se është e gatshme për “një zgjidhje diplomatike” dhe për të diskutuar kërkesën ruse për neutralitet ndaj NATO, por këmbëngul se nuk do t’i japë “asnjë centimetër” territor Moskës.

Kështu u shpreh në një intervistë për Bloomberg TV, Ihor Zhovkva, zv.shef i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe një nga këshilltarët e tij kryesorë për politikën e jashtme.

“Kushti ynë i parë për të pasur një negociatë të tillë është armëpushimi i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave ruse”, tha ai.

Ndërsa presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky tha në një intervistë për “Die Zeit” se edhe Polonia është gjithashtu në rrezik.

Për Zelenskyn, Putini “dëshiron të shpërbëjë Evropën, ashtu si Ukrainën”. Zelensky është i bindur se i gjithë kontinenti është në rrezik për sa kohë që Rusia ka një shans për të sulmuar një shtet tjetër. Nga këndvështrimi i tij, synimi i Putinit janë gjithashtu Moldavia, Gjeorgjia dhe vendet Baltike.

“Unë besoj se kërcënimi i luftës bërthamore është një blof”, shtoi Presidenti ukrainas: “Një gjë është të jesh vrasës, tjetër gjë është të jesh vetëvrasës. Mund të kërcënosh me armë bërthamore vetëm kur pjesa tjetër nuk funksionon”.

Lufta nato zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026

Ministri Nufi: Shqipëria drejt një faze të re në NATO, rriten investimet në mbrojtje dhe modernizimin e ushtrisë

14:15 / July 21, 2026

Zelensky njofton riorganizimin e qeverisë ukrainase, paralajmëron largimin e kryeministres Yulia Svyrydenko

16:41 / July 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.