Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vjen lajmi i shumëpritur nga Franca për Shqipërinë

22:17 / February 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duket sikur Franca ka ndryshuar tanimë qëndrim përsa i përket hapjes së negociatave mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, dhe Bashkimit Europian.

Në bisedë me gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (numri i sotem), Clément Beaune, këshilltar për çështje europiane i presidentit francez, Emmanual Macron, paralajmëron se Parisi e ka ndërmend të heq dorë nga bllokimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kjo, sipas Beaune, do të bëhet sapo të arrihet pajtimi mbi planet reformuese të BE-së sa i përket zgjerimit.

Këto plane pritet të prezantohen së shpejti. Clément Beaune më tutje tha:

“Ne vetëm do të jemi kundër që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të trajtohen ndaras. Kjo do të ishte në kundërshtim me dëshirën tonë për të stimuluar stabilitetin në rajon”. (Brenda BE-së ka pasur shtete që kanë lobuar për të filluar bisedimet me Shkupin dhe për të lënë anash Tiranën).

Lajmit të mirë nga Parisi i ka paraprirë një lajm i keq: Ministria e Jashtme e Gjermanisë e ka ndryshuar formulimin sa i përket të ardhmes europiane të vendeve të Ballkanit.

Në Berlin nuk flitet më për “procesin e anëtarësimit në BE”, por vetëm për «procesin e afrimit me BE-në”.

Ky është një dallim i madh, shkruante ditë më parë “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Shqipëri/ Reagon presidentja e KE, Von der Leyen: Presioni nga zjarret po rritet, BE-ja në gatishmëri për të ndihmuar

20:53 / August 15, 2026

Ngjarje e rëndë në Itali/ 26-vjeçari godet motrën me thikë, autori humb jetën pasi bie nga dritarja e banesës

20:45 / August 15, 2026

Ministri Nufi: Disa vatra zjarri aktive në Dajt, Bulqizë dhe Lurë. Nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara

20:28 / August 15, 2026

Mesazhet mashtruese online, Policia: Si të veproni që të mbroheni nga abuzuesit

20:22 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.