Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Vjen në Kuvend dhe flet për bizneset e tij”/ Balla kërkon masë disiplinore ndaj Shehajt: E turpshme!

17:43 / October 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BeFunky collage 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agron Shehaj denoncoi në seancën e sotme parlamentare kryeministrin Edi Rama, pasi, sipas tij, ka urdhëruar policinë që t’i bllokojë biznesin. Deputeti demokrat pretendon se ky veprim është ndërmarrë si hakmarrje pas akuzave që ai bëri për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe numrin dy të selisë rozë, Damian Gjiknuri.

Fjalimi i tij ka sjellë reagimin e Taulant Ballës, i cili kërkoi të merren masa ndaj Shehajt, me argumentin se rregullorja i ndalon deputetit që të flasë për bizneset e tij në Kuvend. 

Taulant Balla: Deputetët nuk mund të vijnë në Kuvend dhe të flasin për biznesin e tyre. Është e turpshme dhe e papranueshme. Do ju kërkoj që në ushtrim të kompetencës t’i kujtoni deputetin që ajo që bie ndesh me rregulloren.

Agron Shehaj: Nuk mund të më mbyllni gojën. Unë kam ngritur një shqetësim se kemi Policinë e Shtetit që ka tre javë që ka hyrë në ambientet privbate. Unë nuk erdha direkt por prita tre javë. I kemi shkruajtur Prokurorisë e cila ka thënë se nuk ka asnjë bllokim. Ju nuk keni moral që të më tregoni mua se për çfarë të vij e të flas. Ju nuk mund të më thoni se nuk mund të vij këtu për të treguar një shkelje. Unë thashë se Gjiknuri kompanisë që i dha tendera kushërir të tij. Kjo është arsyeja pse Policia është në zyrat e mia. 

Ermonela Felaj: Së pari ju ftoj të hiqni dorë nga toni dhe së dyti ju ftoj të reflektoni dhe së treti në bazë të nenit 29 të kodit të sjelljes i bëj thirrje Byrosë së Kuvendit të mblidhet dhe të marrë masa. Mos flisni për bizneset tuaj në sallën e Kuvendit

Agron Shehaj kuvend Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026

Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar

08:21 / June 5, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.