Policia bën të ditur se janë sekuestruar dhe 30 mijë paund të padeklaruara, dhe ka nisur hetimi për një 39-vjeçar i cili po vinte nga Luton në Rinas.
“Po në vijim të kontrolleve intensive, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë ushtruar kontroll ndaj pasagjerëve të linjës ajrore me itinenar lëvizjeje Luton-Rinas dhe konkretisht ndaj shtetasit Sh. Sh., 39 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar, 39-vjeçarit iu gjetën në valixhen e tij të dorës dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30000 paund. Në përfundim të veprimeve të para, nga ana e seksionit të ZMP-së u procedua penalisht shtetasi Sh. Sh., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, vijon policia.
