Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vjen një goditje e rëndë për PD-në, gjobitet miliona lekë

21:16 / May 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protesta 13maj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Protestat e dhunshme të opozitës shqiptare të udhëhequra nga Partia Demokratike vijojnë që t’u kushtojnë xhepave të qytetarëve shqiptarë. E ndërsa deri në datë 25 prill protestat u kushtuan shqiptarëve 640 mln lekë të vjetra, bilanci është rritur akoma më shumë me dy protestat e fundit në 11 dhe 13 maj.

Në protestën e 11 majit, pra ditën e shtunë në mbrëmje dëmet e shkaktuara janë vlerësuar nga procesverbalet e bashkisë së Tiranës në 2.450.313 lekë ose rreth 25 mln lekë të vjetra. Fatura më dëmet i është dërguar Partisë Demokratike për të paguar gjobat, pasi ishte ajo organizatorja.

Simpatizantët opozitarë mbrëmjen e së shtunës sipas procesverbaleve dogjën pemë, dogjën kazanë plehrash dhe dëmtuan subjektet private.

Brenda gjobës 25 mln lekë janë përfshirë dhe pastrimi i fasadave të institucioneve dhe lyerjet. Pamjet e zjarrit që iu vendos me molotov Kryeministrisë bënë xhiron e medieve ndërkombëtarëve. Ndërkohë që në koston e 25 mln lekëve të vjetra nuk janë përfshirë dëmet nga protesta e mbrëmjes së djeshme, e cila pritet që të rrisë akoma më shumë bilancin.

Procesverbalet e bashkisë së Tiranës për protestën e 11 majit-gjoba për PD-në 2.450.313 lekë

Procesverbal 11 maj-djegie pemësh dhe dëmtim i hapësirës së gjelbër te ‘Rruga e Elbasanit’ 20 mijë lekë

Procesverbal datë 11 maj djegie e kazanëve te bv. ‘Gjergj Fishta’ 20 mijë lekë

Procesverbal datë 11 maj djegie e kazanëve të plehrave te bv. ‘Bajram Curri’ 20 mijë lekë

Procesverbal datë 11 maj-Dëmtim, çarje, ndotje, bllokim te ‘Murat Toptani’ 10 mijë lekë

Procesverbal datë 11 maj djegie e kazanëve te bv. ‘Zhan D’Ark’ 5 mijë lekë

Procesverbal datë 12 maj dëmtim i hapësirës së gjelbër te ‘Rruga e Elbasanit’ 32522 lekë

Procesverbal datë 12 maj djegie e 21 kazanëve 1.199.000 lekë

Procesverbal datë 12 maj pastrim fasadash lyerje te ‘Dëshmorët e Kombit’ (institucionet) 79463 lekë

Procesverbal datë 12 maj pastrim fasadash lyerje me bojë te ‘Dëshmorët e Kombit’ (institucionet) 725328 lekë

Procesverbal datë 12 maj pastrim fasadash te ‘Dëshmorët e Kombit’ (institucionet) 339.000

Vjen një goditje e rëndë për PD-në, gjobitet miliona lekë

Partisë Demokratike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.