Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka reaguar lidhur me videon e ku duket kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duke pirë kokainë.
I ftuar në emisonin “Repolitix”, Qefalia tha se beson që videoja është montazh dhe se ka dëgjuar fjalë të mira për Allën si kryebashkiak.
“Ka treguar integritet dhe për të fliten fjalë pozitive dhe i bësoj ende reagimit të tij deri në vërtetimin e videos. Nuk kemi pse ta besojmë po mos të jetë me fakte dhe me prova. Për aq kohë sa ka montazhe të tilla, pse mos ta besojmë? Jam i prirur t’i bësoj fjalëve të tij. Ne e kemi diskutuar mes kolegëve. Për aq kohë sa kemi një “Babale” të montuar, pse të mos e kemi edhe këtë? Presim vëretësinë e këtij fakti,”-tha Qefalia.
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar sot videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar “kokainë”. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale. Ndërsa PD ka kërkuar dorëheqjen e tij.
