Lord Peach (Stuart Peach), i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor sot do të vizitojë Tiranën, në një vizitë të parë zyrtare. Ai është edhe personi që dha lajmin për shpalljen “non-grata” të Sali Berishës. Lajmin për mbërritjen e tij në Shqipëri e dha ambasadori britanik Alastair King Smith gjatë një takimi në Elbasan. Ky i fundit, e kishte lajmëruar edhe më herët se në vendin tonë persona të tjerë do të shpalleshin “non-grata”. Të presim se çfarë do të ndodhë.
Postime te ngjashme
Add A Comment
