Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vjosa Osmani flet për takimin me Vuçiç: Ankohej e gënjente, nisi me fyerje në gjuhën serbe

18:23 / June 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Osmani 1 694x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas takimit me Aleksandër Vuçiç në Moldavi, në praninë e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit Olaf Scholz, Vjosa Osmani tha se presidenti serb “si gjithmonë, vajtonte, ankohej e nuk tregonte të vërtetën”.

Në konferencën për media, ajo u shpreh: “S’e kam pasur asnjë plan që të takohesha me Vuçiçin. Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë po vazhdon në Bruksel dhe ishte insistim që nga mëngjesi i liderëve evropianë dhe si presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës dua të tregoj konstruktiviteti, si virtyt të popullit tonë, që të tregojmë vullnet se mund të flasim me të gjithë. Ia kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit Serbisë për vite të tëra. S’është hera e parë që e gjejmë veten me Vuçiçin në takime të tilla. Më duhet ta them se takimi, i mbajtur me insistimin e presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, të cilëve ua respektova kërkesën duke qenë se janë ndër aleatët më të ngushtë, nuk ishte takim negociues, por shkëmbim pikëpamjesh. Mund ta them se Vuçiçi vajtonte, ankohej e sigurisht nuk tregonte të vërtetën, që është virtyt i tij, duke qenë ministër i propagandës së Millosheviçit.”

Osmani shtoi se e pyeti Vuçiçin nëse konsideron se a ka marrëveshje me Kosovën a jo.

“Është pyetje kyçe sepse u zotua në Bruksel e pastaj thotë se s’do ta implementojë duke vënë në pikëpyetje gjithçka. Së dyti, i kërkova të heqë ushtrinë nga kufiri, dhe së treti që të heqë përkrahjen për bandat kriminale që po shkaktojnë dhunë. Dhe në fund ritheksova përkushtimin e Kosovës për të implementuar çdo pikë të marrëveshjeve”, ka thënë Osmani.

Ajo ka treguar më pas se Vuçiç nisi me fyerje në gjuhën serbe.

Vjosa Osmani vuçiç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.