Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vjosa Osmani i përgjigjet Albin Kurtit: Oferta jote zhvendos garën brenda “koalicionit”

20:59 / August 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjosa osmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidatja e LDK-së për postin e kreut të ekzekutivit në Kosovë, Vjosa Osmani ka reaguar pas propozimit të kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti i cili me një letër drejtuar Isa Mustafës kërkonte që posti i kryeministrit të vendoset në bazë të rezultatit zgjedhor.

Osmani thotë se oferta e Kurtit, do ta zhvendoste garën brenda dy partive dhe në mes të votueseve të tyre.

“Përsëri faleminderit për durimin. Ne si LDK kemi vlerësuar të gjithë angazhimin për arritjen e një koalicioni me VV’në. Duam sërish që t’iu bëjmë atyre ofertë për bashkëpunim të sinqertë. Bashkëpunim në mirëbesim, e jo bashkëpunim në garë.

Ajo që ka propozuar LVV e shpien garën në mes nesh, ndërsa ne garën e kemi me PAN-in.

I presim sonte deri në mbyllje të afatit.

Ne nuk mund ta shpiejm garën në mes të votueseve të VV’së dhe LDK’së, dhe në mes meje dhe Albinit.

Kemi tejkaluar deri tani gjithçka. Prandaj i ftoj ata që të rimendojnë këtë casje, dhe ta ndryshojnë nga ajo për garë ndaj njëri tjetrit, në një casje për mirëbesim.

Ta pranojnë ofertën tonë, që të dalim fitues dhe të fitojë e gjithë Republika e Kosovës.

Përgjigjen e kemi thënë qartë, dhe shpresojmë të pranojë ofertën tonë me kandidate të LDK’së.

Sepse një listë pa krye është pa orientim. Qytetarët duhet ta dijnë se për kë votojnë. Cdo casje tejtër e shndërron tërë garën në garë të brendshme. Ne garën e kemi me partinë që e kanë kap shtetin.

Nuk duhet t’ua mundësojmë atyre që të krijojmë një luftë mes aktivistëve tonë.

Ne nuk duhet të bëjmë luftë për njeri tjetrin. Pavarësisht se çfarë bëjnë partitë tjera, ne do të fitojmë. Qytetarët janë bindur që t’i qojnë ata në opozitë”, shkruan Osmani.

Albin Kurti koalicioni Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.