Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vjosa Osmani në Tiranë, Ismail Kadaresë do i dorëzohet dekreti i nënshtetësisë së Kosovës

08:24 / September 4, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
64f56fc1cc9f31690892713 ismailkadare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të hënë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të jetë në Tiranë dhe gjatë viiztës së saj dy ditore, do ti dorëzojë shkrimtarit Isamail Kadare dekretin e nënshtetësisë së Kosovës. Prej datës 1 gusht, kur Osmani firmosi dekretin, Kadare mban edhe nënshtetësinë e Kosovës.

Osmani e ka cilësuar si një nderim për Kosovën, pasi shkrimtari sipas saj, është një pikë referimi për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, pasi me krijimtarinë e tij ka promovuar gjuhën, kulturën e traditën vendase. Pak kohë më parë presidentja Osmani dekoroi Kadarenë edhe me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti që jep Kosova për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.

Autor i romaneve si “Prilli i thyer”, “Kronikë në gurë”, “Kështjella”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, si dhe shumë veprave tjera, Kadare, 87-vjeçar, është një nga figurat më të njohura të letërsisë shqiptare që nga vitet 1960. Ai ka fituar shumë çmime për letërsi në mbarë botën përgjatë karrierës së tij, si dhe është përmendur disa herë si kandidat i mundshëm për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi. Veprat e tij janë përkthyer dhe botuar në rreth 30 gjuhë.

Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.