Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm për zgjedhjen e Vjosa Osmanit në krye të shtetit të Kosovës.
Ai thotë ne mesazhin e tij, pa i përmendur emrin Osmanit se zgjedhja e presidentes së re qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin.
MESAZHI I RAMES
Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!