Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Holandës, Mark Rutte me të cilin folën për situatën e sigurisë në Kosovë gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës.
Gjatë këtij takimi, Osmani theksoi domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për agresionin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. “Theksova domosdoshmërinë për t’i kërkuar llogari Serbisë për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, tha Osmani.
Presidentja Vjosa Osmani ka refuzuar që të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përpara se të vendosen sanksione ndaj shtetit serb.