Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar presidentin e SHBA-së Joe Biden me rastin e ditëlindjes së tij të 79-të.
Pëmes një postimi në Instagram, Osmani shkruan se Biden është një mik i vërtetë i popullit të Kosovës që meriton urime të shumta në këtë ditë të veçantë.
“I uroj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gëzuar ditëlindjen e 79-të. Urime ditëlindja z. President. Si një mik i vërtetë i popullit tonë dhe shtetit tonë, sot ne ju bashkohemi juve në festimet e tuaja”, ka shkruar Osmani.