TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Bujar Nishani ndërron jetë, reagon mbesa e tij, Beniada: Jeton në zemrën e atyre që mbeten

16:32 / May 28, 2022

Gjiknuri mesazh për Nishanin: Personalitet që përcolli vlerat më të mira njerëzore

16:29 / May 28, 2022

“Pusho në paqe President” / Vijnë reagimet e para nga socialistët për Nishanin: I shërbeu vendit me përkushtim

16:08 / May 28, 2022

Cërvenkovski: “Ballkani i hapur” ka përkrahjen time, na duhet bashkëpunimi rajonal

16:02 / May 28, 2022

Blendi Fevziu reagon pas ndarjes nga jeta të Bujar Nishanit: Nuk bërtiti kurrë që të tjerët të shihnin punën e tij

15:54 / May 28, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Ekonomi

Vlera zyrtare e pasurive të shitura në vitin 2021 shkon deri në 250 milionë euro, rritje vjetore me 26%

23:56 / April 26, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sipas transaksioneve zyrtare për shitjen e pasurive për të cilat janë paguar taksa, vlera e tregtuar e pronave të paluajtshme ka qenë rreth 250 milionë euro gjatë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, të ardhurat nga TAP mbi shitjen e pasurive të paluajtshme arritën 4,6 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar. Duke qenë se TAP mbi këto transaksione është 15 për qind vlera e përgjithshme e pronave të tregtuara e deklaruar zyrtarisht është 30.7 miliardë lekë ose 250 milionë euro.

Vlera e TAP e arkëtuar nga tatimet më 2021 ishte 26% më e lartë se në vitin 2020. Gjithashtu edhe vlera zyrtare e pronave të tregtuara ishte 51 milionë euro më e lartë se në vitin 2020 . Vlera e shitjes së pronës për qëllime taksimi përcaktohet në kontratën noteriale të shitjes, e cila është nënshkruar nga palët (shitësi dhe blerësi).

Agjenti i taksës dhe i tatimit mbi të drejtën e kalimit të pronësisë është zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, e cila kalon të ardhurat e mbledhura në favor të pushtetit vendor dhe administratës tatimore brenda afateve të përcaktuara në ligj. Tregu i pasurive të paluajtshme vitet e fundit po rritet me shpejtësi, i nxitur nga rritja e lejeve për ndërtim në Tiranë dhe në bregdet.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT për lejet e ndërtimit në vend treguan se, sipërfaqja e dhënë për lejet ndërtimit në kryeqytet për gjithë vitin 2021 arriti në 1.6 milionë metra katror, duke shënuar nivelin më të lartë të paktën që nga viti 2010, kur raportohen të dhënat.

Vitin që shkoi janë miratuar gjithsej 1.396 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 961 leje të miratuara në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 45,3%, ndërsa sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.316.709 m2, nga1.608.211 m2 miratuar në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 44,1%.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 99,2 miliardë lekë në vitin 2021, nga 76,6 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2020, duke shënuar një rritje prej 29,6%.

Gjithashtu aktivitetet në sektorin e ndërtimit dhe në pasurive e paluajtshme ishin kontribuuesit kryesor në rritjen ekonomike gjatë vitit të kaluar. Nga të gjithë sektorët ekonomisë, ndërtimi shënoi rritjen më të lartë në tremujorin e fundit të vitit 2021 me 16.1 % i ndjekur nga aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 12%.

2021 Pasuri TAP
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Finalja e Conference League, dobësohet euro

14:18 / May 28, 2022

Abuzuan me tenderin, Gjykata dënon zyrtarët e e Bashkisë Durrës. Emrat

10:26 / May 28, 2022

Nga vendet ekzotike në Spanjë e Portugali, ku do të pushojnë shqiptarët këtë vit? 

08:35 / May 28, 2022

Të gjithë pronarët e bizneseve të vogla në Shqipëri do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale

08:22 / May 28, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Bujar Nishani ndërron jetë, reagon mbesa e tij, Beniada: Jeton në zemrën e atyre që mbeten

16:32 / May 28, 2022

Gjiknuri mesazh për Nishanin: Personalitet që përcolli vlerat më të mira njerëzore

16:29 / May 28, 2022

“Pusho në paqe President” / Vijnë reagimet e para nga socialistët për Nishanin: I shërbeu vendit me përkushtim

16:08 / May 28, 2022

Blendi Fevziu reagon pas ndarjes nga jeta të Bujar Nishanit: Nuk bërtiti kurrë që të tjerët të shihnin punën e tij

15:54 / May 28, 2022
Te fundit

Bujar Nishani ndërron jetë, reagon mbesa e tij, Beniada: Jeton në zemrën e atyre që mbeten

16:32 / May 28, 2022

Gjiknuri mesazh për Nishanin: Personalitet që përcolli vlerat më të mira njerëzore

16:29 / May 28, 2022

“Pusho në paqe President” / Vijnë reagimet e para nga socialistët për Nishanin: I shërbeu vendit me përkushtim

16:08 / May 28, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.