Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

“Vllaznia e kalon me sukses provën e parë në Europë”, Alivoda: Pata oferta, por qëndrova në Emirate

21:43 / July 3, 20254 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Rejan Alivoda1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në merkaton e verës së shkuar u transferua nga Vllaznia në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe, te skuadra e Ittihad Kalba.

Fjala është për Rejan Alivodën, mesfushorin shkodran, i cili së fundmi në një intervistë për “Panorama Sport” ka rrëfyer eksperiencën e tij në këtë ligë. Ndër të tjera, 21-vjeçari ndalet edhe te zërat për një rikthim të mundshëm te Vllaznia e ndërsa komenton edhe se si i shikon kuqeblutë në prag të sezonit të ri.

Sezoni i dytë në Emirate, ndiheni më mirë me kampionatin tani?

Po, ndihem realisht mirë dhe akoma më i përshtatur me gjithçka. Jo vetëm futbollin, por edhe klimën, mënyrën e jetesës që ndryshon me Europën apo edhe mentalitetin këtu. Them se viti i parë më shërbeu të forcohem, nëse mund ta them kështu dhe shpresoj që ky edicion që po vjen të jetë shumë më shumë pozitiv për mua, por edhe skuadrën për të arritur objektivat.

Gati për të qenë protagonist absolut në edicionin e ri me Ittihad Kalba?

E uroj diçka të tillë dhe po e punoj çdo ditë në stërvitje pasi dua të jem protagonist. Absolutisht që dua të bëj shumë më mirë se në sezonin që shkoi. Por, gjithçka arrihet në fushën e lojës dhe me punë, prandaj koha do të tregojë gjithçka.

Ka ndryshime të mëdha me Superioren liga ku luan tani?

Ka ndryshime, sepse këtu vijnë shumë futbollistë të huaj, nga kampionate dhe vende të ndryshme, që sjellin kultura dhe stile të ndryshme futbolli. Prandaj them se këtu është diferenca, pasi ka kualitete të mëdha, pavarësisht se në opinion mendohet se është kampionat i lehtë. Megjithatë, edhe Superiorja ka cilësi, por futbollistët që premtojnë largohen shpejt drejt kampionateve të huaja ku të gjithë ëndërrojnë të luajnë.

U diskutua se mund të riktheheni në Shqipëri, kishin diçka të vërtetë zërat?

Jo, në Shqipëri isha thjesht me pushime dhe për të kaluar pak kohë me familjen e miqtë. Kam edhe një vit kontratë me skuadrën, që patjetër do të respektohet. Shpresoj të qëndroj për shumë kohë në këtë ligë apo edhe ndonjë ligë tjetër akoma më shumë cilësore. Megjithatë, Vllaznia ngelet gjithmonë në zemrën time dhe nuk mund të them asnjëherë që s’do ketë kurrë një rikthim.

Pati ndonjë ofertë tjetër në drejtimin tuaj përveç Vllaznisë, siç u aludua?

Pasi doli lajmi më kanë kontaktuar edhe klube të tjera nga kampionati shqiptar, por emrat nuk i jap (qesh). Përtej humorit, shprehën interesim ndaj meje dhe i falënderoj, sepse u ndjeva i vlerësuar. Por, kontrata me Ittihad Kalba më mban këtu dhe aktualisht një kthim në Shqipëri nuk është në planet e mia.

Si i keni parë kuqeblutë nga larg, bindin deri në këto momente?

Them se deri në këto momente po tregohet e saktë në merkato përsa i përket afrimeve. Sepse në skuadër kanë ardhur futbollistë me eksperiencë dhe që e njohin mirë kampionatin. Mendoj se do të ndihmojnë shumë skuadrën drejt sukseseve këtë sezon.

Tashmë trajner është Martini, është ky një plus për skuadrën?

Për mua besoj se ishte zgjedhja e duhur për stolin e Vllaznisë. Profesor Martini e njeh shumë mirë skuadrën dhe qytetin e Shkodrës. Besoj se do të bëjë zgjedhjet e duhura për ta dërguar skuadrën drejt titullit kampion këtë edicion. Të paktën, kështu shpresoj dhe dua si ish-futbollist i Vllaznisë dhe si një shkodran.

Mendoni se do e kalojnë turin e parë në “Conference League”?

Besoj se Vllaznia do të bëjë ndeshje të mirë në turin e parë dhe do të arrijë ta kalojë atë. Pse jo ndoshta edhe të dytin, sepse mendoj se skuadra i ka mundësitë. Së bashku me mbështetjen e pakursyer dhe shumë të madhe të tifozëve, jam i bindur se provën e parë në Conference League do e kalojnë me sukses.

Mendoni se do e kalojnë turin e parë në “Conference League”?

Besoj se Vllaznia do të bëjë ndeshje të mirë në turin e parë dhe do të arrijë ta kalojë atë. Pse jo ndoshta edhe të dytin, sepse mendoj se skuadra i ka mundësitë. Së bashku me mbështetjen e pakursyer dhe shumë të madhe të tifozëve, jam i bindur se provën e parë në Conference League do e kalojnë me sukses.

alivoda kalon oferta proven Sukses Vllaznia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Presidenti i ri i Teutës, Troplini: Do të jetë ekip pretendent, ja çfarë më bindi për ta marrë drejtimin e tij

18:21 / July 7, 2025

Ndarja nga jeta e Diogo dhe Andre Jota/ Botërori i Klubeve, do të mbahet një minutë heshtje në ndeshjet çerekfinale

21:37 / July 4, 2025

Mbrojtësi i Kombëtares kapërcen Atlantikun, ja ku do të luajë Enea Mihaj

20:23 / July 2, 2025

Hap fals në kampionat, rivalët e Partizanit heqin dorë nga titulli

16:00 / June 29, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.