Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Vllaznia fiton në fushën e Laçit. Tirana shpartallon Skënderbeun 4-1

16:15 / September 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vllaznia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vllaznia dhe Laçi kanë dhuruar sot një nga ndeshjet më të bukura të viteve të fundit në Superiore. Në këtë hapje të kampionatit shkodranët kanë mundur me shifrat 3-5 kurbinasit, pas një betejë dhëmb për dhëmb.

Pjesa e parë ishe çmenduri që ndodh rrallë në futbollin tonë. Plot 6 gola u shënuan në 45 minuta, me Vllazninë, që e nisi vrullshëm, por Laçi u kthye dhe tregoi se është një skuadër që ngrihet edhe në momente kritike.

Liridon Latifi shënoi për Vllazninë ne minutën e 11 me penallti, të akorduar nga gjyqtari pasi e pa në VAR dhe u këshillua me asistentët. Më pas në minutën e 24-t Da Silva finalizoi një zbritje shumë të shpejtë të Ante Aralica, një nga më të mirët në fushë.

Por Laçi u kthye. Dhjetë minuta pas golit të dytë të Vllaznisë, Dejan Zarubica shënoi për 1-2. Në të 39-tën i njëjti protagonist shënoi edhe golin e dytë për kurbinasit dhe barazoi shifrat. Gjithsesi, Vllaznia kishte ende për të thënë e bërë dhe shënoi me Aralica në minutën e 41-të.

Avantazhi i tyre zgjati vetëm 5 minuta sepse Lushkja barazoi për herë të dytë rezultatin dhe e mbylli pjesën e parë në barazim 3-3. Me energjinë e madhe të pjesës së parë, natyrshëm e dyta do ishte më me pak ritëm dhe ashtu ndodhi, megjithëse golat nuk munguan.

Kapiteni Erdenis Gurishta arriti të shënojë dhe të rikthejë edhe një herë në avantazh Vllazninë tre minuta nga nisja e pjesës së dytë. Pjesa e mbetur ishte sërish një luftë, që e fitoi Vllaznia, e cila gjeti rrjetën në sekondat e fundit të ndeshjes me Kaina. Fërshëllima e fundit e arbitrit certifikoi rezultatin 3-5, me Vllazninë, që arketon tri pikët e para.

Tirana e ka nisur mbarë aventurën e këtij sezoni. Në “Selman Stermasi” bardheblutë mundën me “poker” 4-1 Skënderbeun, pas një ndeshje mjaft të vështirë, pavarësisht rezultatit “gënjeshtar”.

Ndeshja nisi me gol shumë shpejt, me Tiranën që gëzoi shpejt tifozët. Jocelin Behiratche zhfrytëzoi një top të pakontrolluar nga korçarët në zonë dhe shtyu topin përtej vijës fatale në minutën e 4-t. Skënderbeu u përgjigj shpejt dhe barazoi pas vetëm 4 minutash, me Jean Victor.

Pjesa e dytë nisi me një tronditje për Skënderbeun. Kapiteni Vangjel Zguro u ndëshkua me të verdhin e dytë nga arbitri Enea Jorgji dhe la Memellin me 10 “ushtarë” në betejë. Me epërsinë numerike, Tirana arriti të përfitojë dhe e mbylli ndeshjen, duke shënuar tre gola dhe hipotekuar tri pikët.

Në minutën e 59 ishte Michael Ngoo, që riktheu avantazhin për bardheblutë dhe tundi rrjetën për herë të parë në këtë rikthim në kryeqytet. Dhjetë minuta më pas ishte Vesel Limaj, që me një goitje nga jashtë zonë, tundi rrjetën dhe thelloi avantazhin.

Michael Ngoo hyri edhe njëherë në skenën e shënuesve në minutën e 73-të. Anglezo-nigeriani shënoi edhe një herë për Tiranën dhe fiksoi shifrat në 4-1. Të njëjtat shifra nuk vazhduan deri në fund sepse për t’i ndryshuar mendoi Ilion Lika në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Portieri tentoi të driblojë Mensah, por ky i fundit e kuptoi idenë e veteranit dhe devijoi sferën në rrjetë për 4-2. Gjithsesi destinacioni i tri pikëve nuk ndryshoi dhe 25 herë kampionët morën 3 pikët e para në këtë raund të parë të “maratonës” së gjatë të Superiores.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.