Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Vllaznia mposht 0-1 Erzenin “in-extremis”, Osmani goditet në kokë!

15:55 / January 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 vllaznia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Superliga shqiptare e futbollit vijon këtë të shtunë me ditën e dytë të javës së 20-të. Gjithçka nisi në Rrogozhinë, aty ku Erzeni humbi 0-1 nga Vllaznia vetëm në momentet e fundit, falë edhe një gafe të portierit shijakas. Në 17:00 luhet Partizani – Laçi, ndërsa sfida tjetër mes Skënderbeut dhe Dinamos u shty për shkak të reshjeve të shumta të dëborës në Korçë.

Në fushën neutrale të Rrogozhinës, Erzeni humbi “në shtëpi” 0-1 nga Vllaznia. Një gol në fundin e duelit nga Stojanovic i dha tri pikë shkodranëve, për fitoren e pestë radhazi nën drejtimin e Qatip Osmanit. Loja ishte me raste për dy skuadrat, teksa gjithçka u vendos vetëm në fundin e saj. Duhej një krosim nga këndi i Malës që Bruno Puja mos e kontrollonte dot topin dhe sfera e mbetur në zonë u shty nga mbrojtësi Stojanovic drejt rrjetës.

Gjatë festës së golit, drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani u godit me shishe në fytyrë nga tribuna, duke u rrëzuar në tokë dhe marrë ndihmën mjekësore. Nuk munguan tensionet mes tifozëve dhe pankinës shkodrane, ndërsa gjithçka u mbyll me kaq. Vllaznia me 32 pikë shkon në vendin e tretë, ndërsa Erzeni me 22 pikë mbetet në vendin e tretë nga fundi.

erzenin mund Vllaznia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.