Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Vllaznia vazhdon ngjitjen, mund Skënderbeun në Shkodër 2-0. Kastrioti fiton ndaj Egnatias

20:03 / December 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vllaznia1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vllaznia vazhdon ritmin e saj fitues dhe këtë gjë e tregoi edhe në këtë javë ndaj Skëndërbeut të cilin e mundir 2-0.

Ndeshja e zhvilluar në Loro Borici u zhbllokua në minutën e 23-të nga Ardit Hoxhaj i cili devijoi në momentin e fundit goditjen me kokë të Krujës për ta çuar në rrjetë.

Me këto shifra u mbyll pjesa e parë ndërkohë që në të dytën Skënderbeu i hedhur në sulm kërkoi gjatë gjithë kohës golin e barazimit, por në fundin e ndeshjes u kap në befasi dhe Ante Aralica shënoi golin e dytë që vulosi fitoren e shkodranëve 2-0 dhe që i ngjit momentalisht në kuotën e 23 pikëve aq sa edhe Kukësi i vendit të dytë.

Kastritoi regjistron fitoren e dytë në 13-të javë Superiore që janë luajtur deri më sot. Skuadra krutane arriti të fitojë minimalisht 1-0 ndaj Egantias e cila gjithmonë e më shumë po i drejtohet fundit të renditjes.

Në pjesën e dytë vendasit gjetën golin me anë të Spartak Ajazit. Sulmuesi nuk fali në minutën e 61, pas një harkimi të Bashës. Sakaq, një tjetër episod i rëndësishëm ishte kur Allmuça u ndëshkua me karton të kuq, pasi koleksionoi dy të verdha.

Nga ana tjetër, vendasit provuan ta mbyllnin sfidën me Ajazin që pati mundësinë më të mirë në limitet e kohës, mirëpo u ndal nga portieri Djuric, ndërsa Prodani u ndal nga shtylla. Gjithsesi, këto episode nuk ndikuan dhe në fund Kastrioti mori tre pikë të rëndësishme për objektivin e saj të mbijetesë.

ngjitjen vazhdon Vllaznia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.