Gjatë fjalës së tij në orën 13.00 mes të tjerash Rama tha se vlonjatët kanë vendosur që sot në orën 19.00 të dalin nëpër ballkone dhe të shajnë koronavirusin nga motra.
Gjatë fjalës live në FB, Kryeministri nuk e ka fshehur befasinë se si ata kanë duruar kaq gjatë, por sikundër tha edhe vetë, në pamundësi për t’iu bashkuar, i mbështet, por u kujton të mos bëjnë xhap nga shtëpitë, por të rrinë nëpër ballkone.
“Më mirë turfulloni e hidhuni përpjetë sot nga sikleti po në shtëpinë tuaja sesa ta qepnit përgjithmonë në akrivolë që shëtit me makinë ushtrie rrugëve për të gjetur ndonjë copë varr. Nga tani deri të hënë asnjë hap jashtë shtëpisë. Më shkruanin nga Vlora se paskan vendosur të dalin në 7 në ballkon të shajnë virusin nga motra, cudi si duruan kaq gjatë që nuk u morën më herët me motrën e kompetentit që po cmend botën. Por u jap të gjithë mbeshtetjen si deputët I Vlorës me kusht që ta bëjnë nga ballkoni e të mos bëjnë xhap jashtë derës, e kur as vlonjatët nuk e bëjnë sic duan atë ritualin e lashtë, ne duhet të bëjnë ruitualin e ri të luftës e të lusim zotin e madh të shqiptarëve të na ndihmojë që tu tregojmë vendin këtyre tradhtarëve e ti japim njëri tjetrit ndihmën e nevojshme, si motra e vëllezër, rrugë tjetër nuk ka, kush kërkon rrugë tjetër le ti bjerë murit me kokë e të mos dalë nga shtëpia”- tha ai.
