Një 29-vjeçar nga Selenica e Vlorës është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka dhunuar një punonjëse të Shërbimit Social Shtetëror.
Bëhet fjalë për të riun me iniciale V. L., pasi ditën e hënë, në ambientet e Shërbimit Social Shtetëror, ka thyer një kompjuter dhe ka goditur një punonjëse të këtij institucioni.
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi V. L., 29 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e Shërbimit Social Shtetëror, ka thyer një kompjuter dhe ka goditur një punonjëse të këtij institucioni” njofton policia.