Automjeti i shefit të paraburgitimit të policsë së Vlorës, Feim Alisinani është djegur gjatë natës, teksa dyshohet se ngjarja është e qëllimshme.
Sipas mediave, kamerat kanë pikasur dy autorët që thyen xhamin dhe i kanë vendosur flakën mjetit Nissan Micra i cili është djegur tërësisht.
NJOFTIMI PARAPRAK
Vlorë
Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.