Një gomone e braktisur në ujë është gjetur këtë të hënë në Vlorë. Mësohet se mjeti lundrues është gjetur në Akërni të qyteti bregdetar.
Gomonia është rreth 10 metra e gjatë dhe është gjetur 2 milje larg grykëderdhjes së Vjosës. Mjeti është gjetur i dëmtuar, ndërsa policia po kryen verifikimet.
