Policia ka vënën nën hetim një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, bashkëmoshataren e tij në qytetin e Vlorës.
Pas denoncimit nga familjarët e së miturës ka nisur menjëherë hetimi mbi ngjarjen.
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.