Mbrëmjen e djeshme, plehrave në qytetin e Vlorës u është vënë flaka çka ka shkaktuar një tym të konsiderueshëm i cili është përhapur në qytet.
Mësohet se mëngjesin e sotëm, qyteti bregdetar është zgjuar i mbuluar totalisht nga tymi.
Ndërkaq, pasi u është vënë zjarri plehrave janë lajmëruar shërbimet publike, ujësjellësi dhe zjarrfikësja, të cilat aktualisht po punojnë për të vënë nën kontroll situatën.
