Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se emri i tij do të jetë në listat e kandidatëve në Durrës dhe në Vlorë.
“Ky është problemi më i vogël, por është e sigurt që Vlorën unë nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”, deklaroi Rama.
Përsa i përket listës së kandidatëve të PS se kur do të jetë gati, ai tha se lista do të jetë ajo që do të çohet për tu regjistruar në KQZ dhe se nëse dalin kandidatë me probleme përgjegjësia e tyre do të jetë individuale.
“Lista përfundimtare do jetë ajo që do çohet për t’u regjistruar në KQZ. Përgjegjësia e kujtdo në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale, partitë nuk janë drejtori policie, po verifikojnë në bazë të ligjit nësde dikush merr përsipër të shkojë përpara drejtësisë duke bërë dhe deklarime të rreme është krejtësisht individuale. Nuk kemi asnjë mundësi të ngrejmë salla në selitë e partive për të nxjerrë deri në fund nëse dikush fsheh diçka”, tha ai.
