Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

VOA: Ekspertët të shqetësuar mbi sigurinë e centralit bërthamor të Zaporizhias. Kush e dëmtoi atë?

16:45 / August 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zaporizhia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore njoftoi rreth mesit të muajit gusht se përfaqësuesit e saj kishin inspektuar një kullë ftohëse të dëmtuar në centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë, që kontrollohet nga forcat ruse. Pyetja që mbetet sipas ekspertëve është se kush e dëmtoi atë?

Një zjarr që shpërtheu në një nga kullat ftohëse të centralit bërthamor të Zaporizhias më 11 gusht nuk ndikoi në situatën e rrezatimit në Ukrainë, sipas një raporti të publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthmore (IAEA). Dëmtimi i saj ka nxitur shqetësim të madh mes ekspertëve bërthamorë.

“Zjarret mund të çaktivizojnë pajisjet elektrike. Siguria e centralit bërthamor bazohet tek energjia elektrike për të fuqizuar pompat ftohëse që qarkullojnë vazhdimisht ujin nëpër bërthamat radioaktive”, thotë eksperti Edwin Lyman. Autoritetet ukrainase thanë se zjarri ka qenë ose një provokim, ose një neglizhencë nga ana e trupave ruse që kontrollojnë centralin. Rusia, nga ana tjetër, fajësoi forcat ukrainase ndërsa thekson se puna vijon normalisht.

“Ashtu si shumë prej incidenteve që kanë ndodhur në të kaluarën në këtë central, ne mund të mos e marrim vesh kurrë çfarë ka ndodhur. Rusia ka shtuar numrin e forcave aty si dhe të pajisjesve ushtarake dhe padyshim ata vazhdojnë të provokojnë punonjësit e saj”.

Ekspertët thonë se forcat ruse kanë larguar punëtorët ukrainas më me përvojë nga uzina dhe nuk po arrijnë të mirëmbajnë siç duhet objektet e saj, pasi tonelatat e karburantit bërthamor të përdorur kanë nevojë për ftohje të vazhdueshme.

“Aty ka tonelata me lëndë radioaktive që kërkojnë kushte shumë të veçanta dhe në rrethanat aktuale këto kushte nuk ekzistojnë dhe kjo është e rrezikshme”, thotë Mariana Budjeryn, nga Qendra “Belfer”. Ekspertët thonë se situata në centralin bërthamor është e pashembullt. Centrali sipas tyre po shndërrohet në një bazë ushtarake dhe puna që duhet të kryehet në të, po neglizhohet. /VOA/

centrali bërthamor Zaporizhia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.