Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

VOA: Pak ndryshime në qeverinë e re “Rama 3”

14:02 / September 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
E2C59D02 5D93 4751 BAE9 9C266A824BE5 w1597 n r1 st
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri, qeveria e re e kryeministrit Edi Rama do të ketë shumë pak ndryshime. Në postet kryesore, u rikonfirmuan ministrat aktualë: Olta Xhaçka në krye të diplomacisë, Niko Peleshi te Mbrojtja dhe Bledi Çuçi si i Brendshëm. Po ashtu, asnjë ndryshim nuk do të ketë as në krye të ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjisë, të Shëndetësisë, të Arsimit apo dhe të Kulturës.

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, merr postin e zëvendëskryeministrit, duke pasuar Erion Braçen, i cili e kishte bërë të qartë vetë se nuk do të ishte më pjesë e ekzekutivit të ri. Ndryshime pati në krye të Financave dhe Ekonomisë, ku Anila Denaj, zëvendësohet nga Delina Ibrahimaj, drejtoresha aktuale e Tatimeve. Në ministrinë e Drejtësisë, ikën Etilda Gjonaj. Në vend të saj, Ulsi Manja, i cili vitet e fundit drejtoi Komisionin parlamentar të Ligjeve. Edhe në krye të Bujqësisë vjen një emër i ri, Frida Krifca, e cila pason Milva Ekonomin. Kjo e fundit merr një ministri pa portofol, atë për Standartet dhe Shërbimet.

Dy emra të tjerë të rinj, do të jenë po ashtu ministra Shteti: Edona Bilali për Mbrojtjen e sipërmarrjes dhe Bora Muzhaqi. Rikthim në qeveri dhe për Mirela Kumbaron, ish ministren e Kulturës e cila do të drejtojë Mjedisin dhe Turizmin. Në total, nga 16 poste ministrore, 12 i janë besuar grave./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.