Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Vodha nga varfëria… Por pastaj edhe mua m’i vodhën”, hajduti serial habit policinë e Tiranës

18:17 / August 28, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
argjendaria gjirokaster
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa hajdutë përdorin justifikime nga më të ndryshmet kur zbulohen dhe kur provat janë kundër tyre. Kështu ka reaguar një 44 vjeçar me inicialet F.H , i dënuar edhe më parë për vjedhje që u ndalua me iniciativë ( akt motivimi) citon, policia e Tiranës. Ai rezulton të ketë hyrë në një argjendari në pronësi të shtetasit K.H duke thyer xhamin e derës, prej nga ku mori një sasi të konsiderueshme florinjsh.

Policia bën me dije se pasngjarjes, 10 ditë më vonë pronari i argjendarisë kishte kryer hetime personale dhe disponoi me të dhëna shtesë. Fashikulli që ju tregua gazetës “SI”, detajon “ I dëmtuari u paraqit në komisariat dhe tha se kishte arritur të zbulonte se disa nga sendet e vjedhura i kishte parë të reklamuara në një adresë instagrami, në dy argjendari në Tiranë”.

Policia thotë jo zyrtarisht se, fill pas administrimit të të dhënave në instagram për të cilat pronari i argjendarisë veçoi dy unaza që sipas tij ishin vjedhur nga grabitësi, thirri pronarin e argjendarisë tjetër.

“Në argjendarinë në fjalë u gjetën të varura dy varëse në bustet manekinë dhe një pllakë me numër 750”, -thekson policia dhe u vu në kërkim të gjurmëve të hajdutit.

“I bleva sendet që gjetët nga një klient që nuk e njoh”- thotë shkurtimisht pronari i argjendarisë së dytë. Megjithatë për t’ua provuar agjentëve se ishte bashkëpunues, pronari në fjalë u ka vënë pamjet filmike

“Këto pamje u kaluan në CD dhe nga kqyrja, duket personi i dyshuar që ka shitur bizhuteritë e dyshuara të vjedhura nga argjendaria e parë. Fotot e tij u shpërndanë në rrugë elektronike në policitë lokale derisa u bë e mundur të informohej se hajduti nuk ishte nga Tirana, por nga një qytet tjetër dhe ai ishte hajdut shëtitës”- thekson një burim jo zyrtar.

I skeduar si një person me precedent në fushën e vjedhjeve F. H del po ashtu një emër i regjistruar në Tims dhe në Adams si një nga qytetarët më shumë të shoqëruar në komisariate për vjedhje të ndryshme. Policia thotë se sapo e gjeti adresën e tij, 44 vjeçari nuk bëri rezistencë. Madje policia pretendon se ai u rrëfye dhe tregoi çdo gjë. Ndonëse shumica e frazave të tij janë justifikuese, agjentët e drejtorisë vendore mbajtën shënim këtë deklaratë

“Kam për të thënë se e vodha argjendarinë sepse gjatë kësaj kohe kam qenë shumë i stresuar. Në darkë kur isha duke kaluar në këmbë më shkrepi në kokë ta provoja. Kisha një kaçavidë në xhep dhe e provova në derë. E hapa derën dhe kur hyra në argjendari vodha çfarë kam gjetur aty, zinxhirë, bizhuteri, që i gjeta në banak dhe kur dola mora njëe taksi. Shkova në Astir ku dhe ndalova në banesën me qera, ndërrova rrobat, i hodha në Lanë dhe ndalova në errësirë. Mbajta disa unaza e byzylykë dhe sendet e tjera nuk i çoja dot në banesë”, – rrëfehet hajduti sipas burimeve shumë të sigurta.

“Këto sende I kam fshehur në disa kallama tek lagjia pranë xhamisë, pranë rrugës që të nxjerr tek ‘Casa Italia’. Me sendet e tjera që kisha vjedhur, Shkova në shtëpi. Më pas këto sende i Çova tek argjendaria ku mendoj se më kanë kapur kamerat dhe këtu kam gabuar”.

Hajduti i ofroi shitësit në fillim dy unaza dhe ditën e dytë, një unazë të tretë, një varëse dhe një byzylyk argjendi.

“Varësen e argjendit ja lashë pasi ai nuk donte ta blinte”, -thotë hajduti. Supriza me e keqe sipas tij nuk ishte arrestimi , por ajo çfarë i ndodhi një ditë pas tregtisë.

“Të nesërmen në orën nëntë të mëngjesit shkova tek vendi ku i kisha fshehur sendet e tjera të çmuara , aty mes kallamave. Pashë që sendet që kisha fshehur nuk ishin më aty dhe megjithëse e kontrollova vendin disa herë nuk arrita të gjej më asgjë. Jam i sigurtë që dikush më ka parë ku i fsheha”,- ankohet në polici 44 vjeçari.

Duke i mëshuar faktit që kishte vjedhur pasi kishte një fëmijë sëmurë, ai i dorëzoi policisë një raport mjekësor . “ Por raporti mjekësor për fëmijën që iu gjet në xhep ishte i vitit 2014 dhe aspak aktual – shton policia në rrugë jo zyrtare .

Ai rezulton se kishte përfunduar duke vjedhur disa herë, pasi askush nuk e merrte në punë. “Por duke mbajtur në konsideratë rrezikshmërinë shoqërore të veprës , ndonëse ai u shfaq i penduar dhe pranoi krimin, arrestimet e shumta tregojnë se F.H nuk bëri asnjë përpjekje për t’u rehabilituar dhe për të mos e përsëritur më vjedhjen”, – komenton policia për kryefamiljarin i cili ka përsëritur se stresi ju shkaktua nga varfëria./Gazeta SI/

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon për herë të parë babai i Edi Kuçit / “E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”

13:26 / September 7, 2026

Transportonin emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, arrestohen dy persona në Elbasan

13:20 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026

Zjarret në vend/ 14 vatra ende aktive, luftë nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

11:38 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.