Mediet greke kanë publikuar fotot dhe identitetin e 7 pjesëtarëve të një grupi kriminal në Greqi që kanë grabitur 1.4 milionë euro nga llogaritë bankare të grekëve nëpërmjet mashtrimeve elektronike.
Pjesëtar i grupit kriminal është edhe një shtetas shqiptar, Iilia Matellari 25 vjeç.
Protothem.gr shkruan se grupi kriminal ka kryer 231 mashtrime elektronike në të gjithë vendin që nga nëntori i 2020-ës, duke grumbulluar 1.400.000 euro.
Të dhënat e tyre u bënë publike me urdhër të Prokurorisë së Nafplios, shkruan abcneës.al.
Të arrestuarit janë janë 25-vjeçari Panagiotis Moschos nga Nafplio, 20-vjeçari Vassilios Moschos nga Argos, 38-vjeçari Christos Karagounis nga Nafplio, 40-vjeçari Georgios Magga nga Peleta Arcadia, 25-vjeçari Ilia Metellaringa Shqipëria, 26-vjeçari Thepanistrolis M dhe 51-vjeçari Michael Karagiannis nga Sparta.
Gjithashtu janë proceduar penalisht 15 persona që dyshohet të kenë lidhje me mashtrimet elektronike.
Mashtrimet kryheshin kryesisht përmes njoftimeve për shitjen e automjeteve, mallrave e shërbimeve të tjera.