Para pak ditësh, Verratti ishte duke kaluar pushimet me gruan e tij në shtëpinë e Ronaldo Nazario në Ibiza.
Mesfushori italian i PSG-së u grabit nga disa persona të maskuar, ku ata i vodhën një pjesë të mirë të bizhuterive ku thuhej se kapnin vlerën e 3 milionë euro.
Policia spanjolle ka njoftuar se ka ndaluar një makinë mëngjesin e së mërkurës në të cilën ndodheshin edhe grabitësit, njëri prej tyre shqiptar, gjë të cilën e kanë konfirmuar dedhe mediat spanjolle.
Të dyshuarit e parë kanë rënë në Denia. Policia Kombëtare bëri katër arrestime të tjera në Malaga, tre burra dhe një grua.
Personat e ndaluar dhe të arrestuar dyshohen se janë pjesë e një bande të madhe shqiptarësh dhe spanjollësh të cilët realizojnë grabitje nëpër banesa dhe cilësohen si një organizatë kriminale.