Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vodhën para në një banesë të marrë me qira, arrestohen

11:17 / December 8, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0287
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalizohet operacioni policor i koduar “Breaking”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.


Vodhën me dhunë një shumë parash në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja, falë veprimeve intensive hetimore, zbardhet plotësisht ngjarja dhe kapen e vihen në pranga dy autorët e dyshuar.
Në pranga dhe një 33-vjeçar, që ndihmoi autorët e dyshuar të largoheshin nga qyteti i Vlorës.
Njëri prej autorëve të dyshuar të vjedhjes, i dënuar për vrasje në një shtet tjetër.


Sekuestrohen gjatë operacionit: një send pistoletë lodër, veshje dhe një automjet tip “Range Rover”, të përdorura nga autorët gjatë kryerjes së krimit, një shumë parash prej 440 euro dhe dokumenti i udhëtimit të vjedhur prej tyre, një automjet tjetër tip “Audi”, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe 7 aparate celulare.


Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Strukturat Hetimore të DVP Vlorë, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 06.12.2024, ku u shpallën në kërkim dy autorët e dyshuar për vjedhjen e një shume prej 500 eurosh, një aparati celular Samsung dhe një dokumenti udhëtimi, në një banesë të marrë me qira nga dy shtetase të huaja (njëra kolumbiane dhe tjetra venezueliane), kanë vijuar veprimet e thelluara dhe intensive hetimore me metoda speciale të hetimit, me qëllim dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje, lokalizimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të vjedhjes dhe çdo personi tjetër të përfshirë.
Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Breaking”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:
•A. T., 39 vjeç, banues në Vlorë;
•K. B., 41 vjeç (i dënuar për vrasje në shtetin grek) banues në Vlorë;
•O. P., 33 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasit A. T. dhe K. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se më datë 06.12.2024 kanë hyrë me forcë në banesën e marrë me qira, në lagjen “1Maji”, nga dy shtetase të huaja dhe, nën kërcënimin e një sendi pistoletë lodër, u kanë vjedhur një shumë prej 500 eurosh, një aparati celular Samsung dhe një dokument udhëtimi.
Dy autorët dyshohet se janë ndihmuar më pas, nga shtetasi O. P. për t’u larguar nga qyteti i Vlorës drejt Tiranës me një automjet tip “Audi”, me qëllim fshehjen nga kontrollet e Policisë. Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit O. P., shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Vjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.