Policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë bashkëpunëtorin e tij, pasi akuzohen si të përfshirë në disa vjedhje.
Të rinjtë kanë vjedhur pije dhe një shumë parash në biznesin e dikujt tjetër, ndërsa më parë ata janë përfshirë edhe në vjedhje të pajisjeve elektroshtëpiake dhe bagëtive të imëta.
“Në kuadër të operacionit “Periferia”, gjithashtu u bë e mundur zbardhja e 2 vjedhjeve të tjera, autorë të të cilave dyshohet të jenë 26-vjeçari dhe shtetasi D. K., konkretisht: ٠Më datë 26.09.2022, kanë vjedhur bagëtitë e imta të një shtetasi;٠Më datë 21.07.2022, kanë vjedhur disa pajisje elektrike në banesën e një shtetaseje”, bëjnë me dije uniformat blu.