Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vodhi banesën e një të moshuare dhe tentoi të vjedhë 3 shtëpi të tjera, arrestohet 21-vjeçari në Lushnjë

13:07 / March 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
POLICIA E SHTETIT 1024x576 1 3 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

LUSHNJË – Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi akuzohet se ka vjedhur shtëpinë e një 68-vjeçareje, si dhe ka tentuar të vjedhë edhe 3 banesa të tjera.

I riu me inicialet A.Ç. u arrestua në flagrancë teksa tentoi të vidhte banesën e shtetasit A. K., në Lushnjë.

21-vjeçari me banim në Kamëz vodhi banesën e të moshuarës gjatë muajit mars të këtij viti, si dhe tentoi të vjedhë në 2 banesat e tjera në fshatrat Gramsh dhe Golem, Lushnjë.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e disa vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa të ndryshme, u bënë kapja dhe vënia në pranga e shtetasit A. Ç., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ai u kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur në banesën e shtetasit A. K., në Lushnjë.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se 21-vjeçari, gjatë muajit mars 2024, ka vjedhur produkte ushqimore në banesën e një 68-vjeçareje, si dhe ka tentuar të vjedhë në 2 banesa të tjera në fshatrat Gramsh dhe Golem, Lushnjë”,– njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Arrestim lushnje shtepi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.